Please enter at least 3 characters.

PSG me lehtësi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Francës

2019/02/D0W7dEcX0AIxQ7--e1551218577240.jpg

PSG ka arritur ta mposht Dijonin me rezultat 3-0 duke kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Francës.

Një ndeshje që u dominua nga fillimi deri në fund nga djelmoshat e Tomas Tuchel.

Goli i parë erdhi shumë herët (8’), kur Marco Verratti pasoi bukur për Angel Di Marian që shënoi për 1-0.

Në minutën e 28-të erdhi edhe goli i dytë. Sërish ishte Di Maria që shënoi.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë dhe dominimin e PSG-së.

Në pjesën e dytë vendasit arritën të shënonin edhe një herë.

Ishte Thomas Meunier që në minutën e 77-të e dërgoi rezultatin në 3-0.

PSG kalon në gjysmëfinale dhe pret kundërshtarët që t’i zhvillojnë ndeshjet për ta kuptuar rivalin e radhës. /Telegrafi/