Please enter at least 3 characters.

PSG interesohet për Militon

2016/01/f.1114114546995_m.jpg

 Liderët e Ligue 1 janë duke synuar të shtojnë përvojë në ekip në prag të pjesës së dytë të sezonit, dhe drejtori sportiv Leonardo e sheh 32-vjeçarin si një shtesë të përkryer.

Kontrata e Militos me Interin skadon në verën e vitit 2014, por argjentinasi së fundi tha se ai mund të largohet në janar nëse vazhdon të qëndrojë në bankën e rezervave.

Sulmuesi ishte kyç në suksesin e vitit 2009/2010 kur Nerazzurët fituan tre trofe të rëndësishëm, por ai ka dështuar të tregojë këtë formë në dy sezonet e fundit. Kjo mund të bëjë që Interi ta shndërrojë atë në para nëse pranon ndonjë ofertë të përshtatshme nga PSG. /Telegrafi/