Please enter at least 3 characters.

Protestuesit në Tbilisi dëbojnë gazetarët e mediave të Kremlinit

2024/10/1-294.jpg

Në Tbilisi të Gjeorgjisë, protestuesit kanë ndjekur dhe dëbuar gazetarët e mediave të Kremlinit, RIA dhe Izvestia në protestën e organizuar para parlamentit të këtij vendi, si pasojë e rezultateve preliminare të zgjedhjeve.

RIA pretendon se një prej gazetarëve është lënduar kur protestuesit i afruan në veshë megafonin, që kishte volumin e lartë të zërit, transmeton Telegrafi.

Ai nga volumi i madh është rrëzuar në tokë, duke bërë që policia të intervenojë për të qetësuar situatën, transmeton Telegrafi.

Korrespondenti i Izvestia është detyruar të largohet me kërkesë të forcave të rendit – kurse opozita në këtë vend pretendon se zgjedhjet në këtë vend janë “vjedhur” nga Rusia – duke arritur të mbajnë ndikimin në Gjeorgjia. /Telegrafi/