Please enter at least 3 characters.

Protestat në Hong Kong, shtyhet turneu i tenisit

2019/09/HongKongprotesta.jpg
606:"HONG KONG, CHINA - SEPTEMBER 12: Protesters sing songs and shout slogans after gathering at the IFC Mall on September 12, 2019 in Hong Kong, China. Pro-democracy protesters have continued demonstrations across Hong Kong despite the withdrawal of a controversial extradition bill as demonstrators call for the city's Chief Executive Carrie Lam to immediately meet the rest of their demands, including an independent inquiry into police brutality, the retraction of the word Riot to describe the rallies, and the right for Hong Kong people to vote for their own leaders. (Photo by Chris McGrath/Getty Images)
12:"Getty Images

Turneu i tenisit në Hong Kong që ishte planifikuar të niste më 5 tetor, është shtyrë për shkak të protestave të vazhdueshme.

Ai ishte planifikuar që të mbahet në Parkun Viktoria, që është kthyer në një vend për protestat e fundit antiqeveritare. Organizatorët kanë thënë se ata do të gjejnë një vend tjetër “ku mund të zhvillojnë turneun më vonë”.

Hong Kongu është përfshirë për muaj nga protesta të dhunshme, për shkak të një ligji për ekstradim, transmeton REL.

Projektligji tani është tërhequr mirëpo protestat kanë vazhduar të rriten në kërkim të një reforme demokratike.

Ish-kolonia britanike e Hong Kongut i është kthyer Kinës më 1997 sipas organizimit “një shtet, dy sisteme”, duke i garantuar këtij territori liri që nuk kanë vendet tjera.

Kina mohon se është e përfshirë në këto protesta dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe të tjerët për nxitje të pakënaqësive.