Prostituta elitare serbe tregon për çmimin, hotelet dhe me kë ka fjetur!
Ajo ka deklaruar se M.M. e ka njohur në tetor të vitit 2013 dhe se ishte pyetur nga ai “nëse do të mund të fillonin me prostitucion”, transmeton Telegrafi.
Kemi biseduar që shërbimet seksuale të ofrohen çdo ditë, gjatë orëve të mbrëmjes. Çmimi i ‘seksit klasik’ të jetë 150 euro për një orë dhe nga ato, 100 të më mbesin mua, ndërkaq 50 tjerat për M.M. Kemi arritur marrëveshjen dhe kam filluar të ‘punoj’ menjëherë. Mesatarisht do të kisha shtatë ‘punë’ në ditë”, ka thënë ajo.
“Kur M.M. më gjente klientë, më dërgonte mesazh duke më informuar rreth hotelit dhe numrit të dhomës. Shërbime seksuale kam ofruar në hotelet “Moskva”, “Luks”, “Hajat”, “Falkenshtajner” i “Holidey Inn”, si dhe në adresa të shumta në Beograd”, ka shtuar ajo.
Siç ka theksuar më tej, në hotele ka shkuar për shërbime seksuale për të huajt, ndërkaq nëpër banesa, për klientët vendas. /Telegrafi/


