Please enter at least 3 characters.

Promovuesi Hearn: Joshua u turpërua në qershor, por është kthyer - ai është mbreti

2019/12/EddieHEarnjoshua-1.jpg
385:"DIRIYAH, SAUDI ARABIA - DECEMBER 07: Anthony Joshua celebrates victory with Eddie Hearn and his father Robert Joshua during the IBF, WBA, WBO & IBO World Heavyweight Title Fight between Andy Ruiz Jr and Anthony Joshua during the Matchroom Boxing 'Clash on the Dunes' show at the Diriyah Season on December 07, 2019 in Diriyah, Saudi Arabia (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Promovuesi i boksit, Eddie Hearn, nuk ka mundur ta fshehë gëzimin pasi klienti i tij, Anthony Joshua, i riktheu titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda.

"Planet e të ardhmes janë që të festojmë dhe të festojmë shumë. Ky njeri është përgjegjës për rritjen e boksit britanik. Ai e ka fituar titullin pas 16 meçes dhe i unifikoi rripat pas 19 duelesh".

"Thanë që nuk mund të kthehej, ai u turpërua në Madison Square Garden (në New York në muajin qershor), thoshin se ishin vetëm elozhe. Por, ai është kthyer".

(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

"U kritikuam që erdhëm këtu, pritja që morëm nga njerëzit dhe vizioni që kanë për boksin këtu, është i jashtëzakonshëm".

"Nuk do të flasim për boksierët tjerë, ai është mbreti", është shprehur Hearn pas triumfit të Joshuas. /Telegrafi/

(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)