Please enter at least 3 characters.

Prokuroria Themelore në Ferizaj për dy javë ka ngritur 101 aktakuza

2017/11/aktakuza.jpg

Prokuroria Themelore në Ferizaj për dy javë ka ngritur gjithsejtë 101 aktakuza për raste të ndryshme penale.

Në Departamentin për Krime të Rënda janë ngritur tetë aktakuza, në Departamentin e Përgjithshëm për dy javë janë ngritur 84 ,ndërsa, Departamenti për të Mitur i kësaj prokurorie ka ngritur 9 aktakuza.

"Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies", thuhet në njoftim. /Telegrafi/