Please enter at least 3 characters.

Prokuroria mbyll rastin për procedurën për prokurimet publike për spitalet modulare: Nuk ka prova për keqpërdorim

2021/04/spitali-modular-tetove.jpg
Rasti i "spitalit modular" në Tetovë, dyfishohen dënimet për ish-drejtorët e Spitalit të Tetovës
Rasti i "spitalit modular" në Tetovë, dyfishohen dënimet për ish-drejtorët e Spitalit të Tetovës

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ka mbyllur procedurën për prokurimet publike për ndërtimin e 19 spitaleve modulare në vend.

Hetimi u hap më 10 shtator 2021, vetëm dy ditë pas tragjedisë në spitalin modular në Tetovë, ku në zjarr humbën jetën 14 persona. Prokuroria atëherë njoftoi se do të kontrollonte dokumentacionin lidhur me prokurimin dhe ndërtimin e të gjitha spitaleve modulare.

Gjatë brifingut me gazetarët, prokurorja Verica Berzhecka informoi se, pas analizimit të dokumentacionit të gjerë dhe kompleks, nuk është konstatuar dyshim i bazuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve gjatë prokurimeve publike. Rastin fillimisht e drejtoi ish-prokurorja Villma Ruskoska, më pas Elizabeta Josiovska, ndërsa në fazën përfundimtare me të është vepruar nga Berzhecka. Hetimi përfshiu dokumentacionin për ndërtimin dhe prokurimin e 19 spitaleve modulare në vend./TV21/