Please enter at least 3 characters.

Projekti i Mourinhos dhe Liga e Kampionëve për Romën: Dybala dhe Abraham në sulm, gjithçka mund të arrihet

2022/07/Screenshot_21-1.jpg

Jose Mourinho ka një projekt ambicioz me Romën dhe po ndërton një ekip të nivelit të Ligës së Kampionëve në kryeqytetin italian.

Synimi është të përmirësohet vendi i gjashtë i sezonit të kaluar, i cili i bën të luajnë në Ligën e Evropës të këtij viti.

Trajneri portugez është një vit në projektin e tij me Romën, ndërsa ka një plan tre-vjeçar, dhe ai tashmë i ka dhënë fund mungesës 14-vjeçare të trofeut te Giallorossët.

Triumfi i Ligës së Konferencës jo vetëm që i dha Romës trofeun e parë që nga Kupa e Italisë 2008, por gjithashtu e bëri Mourinhon trajnerin e parë portugez që fitoi të tre trofetë e UEFA-s që ekzistojnë aktualisht.

Synimi i Mourinhos është të kthejë Romën në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga 2018/19.

Ata nuk arritën këtë në sezonin që sapo iku, por përmirësimet u bënë dhe skuadra që po ndërtohet dhe jep arsye për optimizëm.

Shpenzues të mëdhenj

Roma shpenzoi më shumë se çdo skuadër tjetër e Serie A sezonin e kaluar, me përjashtim të Juventusit që shpenzoi të njëjtën shumë.

"Ne jemi të kënaqur me atë që po ndërtojmë. Fryma e ekipit është e rëndësishme", ka thënë Mourinho sezonin e kaluar.

Ndërtimi i një skuadre me synimin për t'u rikthyer në tabelën elitare të Evropës nuk është një detyrë e lirë dhe Roma shpenzoi mbi 126 milionë euro sezonin e kaluar.

Lojtarë si Rui Patricio, Tammy Abraham dhe Eldor Shomurodov erdhën për të forcuar radhët e tyre.

Ndërtimi i skuadrës vazhdon këtë verë dhe emri i Paulo Dybalas ka qenë xhevahiri në kurorën e këtij projekti.

Argjentinasi, i cili bashkohet si transferim i lirë nga Juventusi, pritet t'i shtojë disa cilësi të nevojshme në një skuadër solide të cilës i mungonte ajo diçka ‘e veçantë’.

Dybala po kërkon të rikrijojë veten dhe të kthehet sërish si njeriu kryesor në skemën sulmuese të Mourinhos.

Nemanja Matic i është bashkuar gjithashtu si transferim i lirë nga Manchester United për të shtuar pak përvojë dhe cilësi në mes të fushës, ndërsa shtatë milionë euro janë shpenzuar për mbrojtësin Zeki Celik nga Lille.

Në vitin e dytë të projektit, çdo gjë më pak se kualifikimi në Ligës e Kampionëve do të ishte një dështim për Mourinhon dhe Romën. /Telegrafi/