Please enter at least 3 characters.

Procesi sekret i përzgjedhjes së kryeinspektorit

2016/01/ministria-e-tregetise-dhe-industrise-foto-ridvan-slivova-01.jpg
14:"Ridvan Slivova

Procesi i përzgjedhjes së kryeinspektorit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), po konsiderohet si sekret nga Ministria e Administratës Publike, e cila është e thirrur për përzgjedhjen e zyrtarëve të lartë të shtetit.

Emrat e zyrtarëve që kanë konkurruar për këtë pozitë, dosjet e tyre, por edhe vlerësimi që ka bërë Ministria për këta kandidatë po konsiderohen si dokumente që nuk janë të lejueshme për publikun.

Më 8 korrik të këtij viti përmes profilit të saj në “Facebook”, ministrja e Tregtisë, Hykmete Bajrami, në një reagim të sajin pati nxjerrë në pah dhe pati akuzuar ish-ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusar-Lila, se ka ndërruar në atë kohë kryeinspektorin e tregut. /Zëri/Telegrafi/