Privohet nga liria hajduti që vodhi një trotinet elektrik në Shkup, mjeti i kthehet pronarit
05/07/2026
Policia e rajonit të Shkupit njofton se ka privuar nga liria një person, i cili dyshohet se ka vjedhur një trotinet elektrik në Shkup.
Mjeti i vjedhur i është kthyer pronarit.
“Më 04.07.2026, rreth orës 21:00 në Shkup, zyrtarët policorë të SPB Shkup arrestuan A.Ç. (34) nga Shkupi, pas një denoncimi se po atë ditë, në periudhën nga ora 17:00 deri në 20:00, para një objekti në komunën Qendër, kishte vjedhur një trotinet elektrik në pronësi të B.R. (38) nga Shkupi. Trotineti elektrik i është kthyer pronarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB


