Please enter at least 3 characters.

Prishtinë, rrëmbehet me dhunë një e mitur nga ish i dashuri saj

2021/01/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër e mitur është rrëmbyer në Prishtinë nga ish i dashuri i saj.

Sipas raportit të policisë, thuhet se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tipit Mercedes. Rasti thuhet se ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

“Është raportuar se viktima femër e mitur është marrë me dhunë nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar.

Raportohet se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tipit Mercedes. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar.

Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/