Please enter at least 3 characters.

Prishtinë, një i dehur sulmon fqinjët

2016/10/sulm.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Prishtinë pasi që nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht fqinjët e tij.

Ngjarja ka ndodhur në ora 20:00 në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë.

Dy meshkuj, njëri i mitur dhe një femër kanë  pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/