Please enter at least 3 characters.

Prishtinë, e kap në flagrancë duke i vjedhur në veturë

2017/05/vjedhje-2.jpg

Policia e Kosovës njoftoi se një person është arrestuar pasi i njëjti është kapur në flagrancë nga ankuesi, duke tentuar të vjedhë në veturë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Muslim Mulliqi” në Prishtinë.

I njëjti e kishte sulmuar fizikisht ankuesin duke tentuar që të largohej nga vendi i ngjarjes. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/