Please enter at least 3 characters.

Prishtina në finalen e Kupës

2016/01/f.0426093507998_210.jpg

Bardhekaltërit ishin të papërmbajtshëm ndaj mitrovicasve, duke treguar formë të lartë ndaj tyre ashtu sikurse gjatë gjithë sezonit.

Rezultati i këtij takimi ishte me diferencë prej 20 pikësh, 71-51, që edhe një herë e vërteton formën e lartë të Prishtinës.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale zhvillohet mes Sigkos Bashkimit dhe Pejës.

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës do të zhvillohet të dielën në Prizren, ashtu sikurse dy ndeshjet gjysmëfinale. /Telegrafi/