Please enter at least 3 characters.

Prishtina e gatshme të përballojë "sulmin" e Kozhuvit

2016/01/prishtina-e-gatshme-t-euml-p-euml-rballoj-euml-quot-sulmin-quot-e-kozhuvit_hd.jpg

Por fitorja me 24 pikë dallim, 85:61, të mërkurën e kaluar në Prishtinë, nuk ndikon që basketbollistët e Sigal Prishtinës të humbin respektin për Kozhuvin e Maqedonisë.

Kozhuvi sot e pret Prishtinën në Gjevgjeli nga ora 19:00 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës Ballkanike në basketboll, transmeton Koha.net.

Kozhuvi në pjesën e parë të garave në BIBL ishte skuadra bindshëm më e mirë. Madje mposhti Prishtinën dy herë rresht.

Por në gjysmëfinale kampionia e Kosovës dëshmoi se është skuadër shumë më ndryshe se që ishte në periudhën nëntor - janar, dhe ia doli të triumfonte bindshëm.