Prishtina ‘dridh’ liderin, Ferronikeli ia “terron” Dritës
Ndonëse, kjo sfidë pritje të jep një lojë të bukur, megjithatë, futbollistët e të dy skuadrave nuk treguan lojën çfarë pritej.
Pjesa e parë në mes Hajvalisë dhe Prishtinës, ka dhënë një lojë monotone dhe me pak raste për gola.
Ndërkohë, në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e mirë, por ishin “bardhekaltrit” që në minutën e 66-të përmes Azem Ahmetit nga penalltia kaluan në epërsi, pasi më parë Ahmeti u ndal nga Zhjeçi brenda zonës së rrezikshme.
Skuadra e Sunaj Keçit më të gjitha forcat kërkoi golin e barazimit, të cilën e arriti përmes Leart Eminit në minutën e 69-të.
Skuadra e Bylbyl Sokolit megjithëse nuk zhvilloi lojë më të mirë se nikoqirët, por prishtinasit ia dolën që të shënojnë edhe dy herë.
Fillimisht Azem Ahmeti në minutën e 86)-të kalojë për të dytën herë Prishtinën në epërsi prej 1-2, derisa Florim Berbatovci në minutën e 89-të i dha goditjen e fundit Hajvalisë në këtë ndeshje duke shënuar golin e tretë për Prishtinën, kurse në minutën e fundit të këtij takimi Enis Zaberxha i Hajvalisë ngushtojnë rezultatin në 2-3, që ishte edhe rezultat përfundimtar i kësaj ndeshje.
Ferronikeli ia terron Dritës
Ferronikeli është treguar shumë e fortë për Dritën e Gjilanit, të cilën e mposhti në Gjilan me rezultat 1-3.
Skuadra nga Drenasi ka zhvilluar lojë mjaft të mirë, ndërsa, Bujar Shabani (42) Qemail Elshani (70) dhe Behar Maliqi (74) u përkujdesën për fitoren e Ferronikelit, kurse golin e vetëm për gjilanasit e realizoi Murati (39).
Ferizaj mposhtë Vëllaznimin
Tri pikë të rëndësishme në këtë fundjave i ka arkëtuar edhe Ferizaj që para fansave të tyre mundi Vëllaznimin me rezultat 2-0.
Enis Kuka (39) dhe Gëzim Rusi (44) shënuan nga një gol për fitoren e ferizajasve, skuadër kjo që ka arkëtuar tri pikë të vlefshme.
Ndërkohë, pikët e plota në këtë xhiro i ka arkëtuar edhe Besa që në transferte mundi Istogun me rezultat 1-2.
Raiffeisen Superliga / Xhiroja e 11-të
Rezultatet
Istogu-Besa 1-2
Drita-Ferronikeli 1-3
Ferizaj-Vëllaznimi 2-0
Hajvalia-Prishtina 2-3
Dje:
Drenica-Llamkos Kosova 1-1
Nesër takohen:
Trepça-Trepça ‘89
Tabela
1.Hajvalia 20 pikë
2.Trepça ’89 19
3.Frronikeli 19
4.Prishtina 18
5.Besa 18
6.Llamkos Kosova 17
7.Drenica 14
8.Istogu 14
9.Vëllaznimi 13
10.Drita 9
11.Trepça 8
12.Ferizaj 8


