Please enter at least 3 characters.

Prishtina dhe Dukagjini luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Prishtina dhe Dukagjini do të takohen në kuadër të javës së dhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit synojnë tri pikët për të mbajtur distancën me Ballkanin e vendit të dytë që në ndeshjen e saj luajti baras 1-1 me Gjilanin.

Dukagjini në anën tjetër do të kërkojë rikthimin tek fitoret pasi atë nuk e ka shijuar në tri ndeshjet e fundit (dy humbje dhe një barazim).

Në takimin e parë mes këtyre dy skuadrave të zhvilluar në Klinë, ishte Prishtina që kishte triumfuar me rezultat 3-2.

Kujtojmë se ndeshja është paraparë që të nis me fillim nga ora 18:30.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Gjokaj, Vitija, Zeqiri, Limani, Veliu, Ilievski, Namani, Bytyqi, Saletic, Taipi, Mamengi

Dukagjini: Margono, Basri, Iseni, Xhemajli, Mërlaku, Sinani, Pefqeli, Zulfiji, Isufi, Hugo, Gashi.