Please enter at least 3 characters.

Prezervativët ua "shpëtojnë" jetën peshkatarëve të Kenisë (Video)

2018/09/peshkataret-e-afrikes.jpg

Peshkatarët në Afrikë përdorin mjete kontraceptive për t'u mbrojtur - por vetëm kur janë në oqean.

Derisa shumica e njerëzve prezervativët i përdorin gjatë aktit seksual, peshkatarët në Keni i përdorin për krejt diçka tjetër, transmeton Telegrafi.

Në fakt ata i përdorin prezervativët si qese të najlonit në të cilët nuk depërton uji, dhe kështu i mbrojnë telefonat mobil sa herë që janë në ujë.

Këtë e bëjnë vetëm për një qëllim - që të mund të kërkojnë ndihmë në rast se mbesin në ujë kur dallgët e mëdha krijohen nga stuhitë. /Telegrafi/