Please enter at least 3 characters.

Prezantuesi Graham Norton për mysafirin më të keq: Erdhi i dehur, ishte një makth

Foto: YouTube

Moderatori i njohur irlandez, Graham Norton, i cili prej dekadash drejton një nga talk shout më të njohura në botë, ka zbuluar emrin e personit që e konsideron “mysafirin më të keq në historinë e emisionit të tij”.

Edhe pse në sofën e kuqe të Norton kanë qëndruar qindra prej yjeve më të mëdhenj të Hollywoodit, nga Harrison Ford e deri te Judi Dench, moderatori 62-vjeçar tregon se përvoja më e vështirë e tij ishte me aktorin Mark Wahlberg.

Incidenti ndodhi në vitin 2013, gjatë xhirimeve të episodit ku Wahlberg po promovonte filmin “Broken City”.

- YouTubewww.youtube.com

Në të njëjtën mbrëmje ishin të ftuar edhe Sarah Silverman dhe Michael Fassbender.

Sipas Norton, gjithçka nisi normalisht, por situata ndryshoi papritur kur aktori filloi të shfaqte sjellje të çuditshme, pasi – siç duket – kishte konsumuar alkool para emisionit.

“Kur mbërriti në studio, Mark dukej krejt në rregull. Biseduam për filmin, tregoi disa histori interesante dhe dukej i përqendruar. Por rreth 15 minuta pas fillimit, ajo që kishte në sistemin e tij mori kontrollin dhe gjithçka u kthye në kaos”, tregoi Norton.

Wahlberg filloi të ndërhynte vazhdimisht në bisedat e të ftuarve të tjerë, duke e bërë të vështirë për Norton të mbante ritmin e emisionit.

Ai ndërpriste Silverman dhe Fassbender në mes të tregimeve të tyre, duke krijuar momente të sikletshme për të gjithë në studio.

Por momenti më i çuditshëm ndodhi kur, papritur, aktori ra në gjumë teksa Fassbender po tregonte një histori.

Megjithatë, moderatori theksoi se mes tyre nuk ka mbetur asnjë keqkuptim.

Ky episod mbetet një nga momentet më të përfolura në historinë e “The Graham Norton Show”. /Telegrafi/