Please enter at least 3 characters.

Prezantohet Pjanic, e fton në Juve edhe Higuainin (Foto)

2016/07/pjanic.jpg

Miralem Pjanic është prezantuar si lojtar i Juventusit para medieve.

Mesfushori boshnjak që erdhi me shumë zhurmë te Juve, do ta bartë fanellën me numrin 5.

“Do ta vesh fanellën me numrin 5, që ishte edhe numri i bartur nga idhulli im, Zinedine Zidane”.

Lexo po ashtu:Disa nga transferimet ‘bombë’ që mund t’u kenë ikur shkaku i Euro 2016 (Foto)

“Kam bërë zgjedhjen e duhur që kam ardhur në Juventus, konkurrenca është shumë e madhe, por unë nuk kam frikë”.

“Kam ardhur këtu për të fituar. Tani e kuptoj pse është e vështirë ta mposhtni Juventusin”.

“Higuain te Juventus? Nëse Juventusi e kërkon Higuain, kjo nuk më befason, pasi këtu vijnë vetëm lojtar të këtij lloji”, ka thënë Pjanic në konferencën për shtyp. /Telegrafi/