Please enter at least 3 characters.

Pretendentja për Miss, plason fotografi duke e ‘qëlluar macen’

Samantha Romina Vega, e cila e fitoi titullin e misit në qytetin e saj dhe fitoi të drejtën për të garuar në nivel shteti, është kritikuar ashpër për këtë fotografi, ku shihet me doreza boksi, ndërsa përpara ka macen, në vend të thesit për grushtim.

“Po e ushtroj bebushin tim ufff, pas një dite të lodhshme”, është komenti i çuditshëm, që Vega i ka bashkangjitur fotografisë, transmeton Telegrafi.

Pas shumë kritikave, posaçërisht nga mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, ajo e ka hequr fotografinë.

Në vend të kësaj, e ka plasur një fotografi tjetër, ku shihet duke e përqafuar macen.

Ndryshe, vajza që u kurorëzuar Miss i qytetit El Tampo, nuk ka arritur të marrë kurorën e më të bukurës së Perusë. /Telegrafi/

6fb11669 3b74 4667 bbbc 7569c07494c5