Please enter at least 3 characters.

Prestigjiozja britanike 'Metro' e cilëson befasi eliminimin e Shqipërisë në gjysmëfinalen e Eurovisionit

2022/05/21578-eurovision-2022-already-locked-in-fix-row-as-rigged-semi-finals-take-sour-turn-1024x682-1-e1652300646866.jpeg

Nata e parë gjysmëfinale e Eurovision 2022 përfundoi me një kthesë të papritur, pasi të preferuarit e fansave, Shqipëria, Letonia dhe Austria - ishin ndër vendet që nuk arritën të kualifikohen në finalen e madhe, shkruan prestigjiozja britanike, Metro.co.uk.

Dhjetë vende u votuan për në finale të shtunën, përfshirë grupin Kalush të Ukrainës, të cilët aktualisht janë favorit për të fituar.

Gjithashtu vendet e tjera që shkuan në finale ishin: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia dhe Moldavia.

Italia, Franca, Gjermania, Spanja dhe Britania e Madhe hyjnë automatikisht në finale.

Megjithatë, disa prej vendeve, performancat e të cilëve dukej se i kënaqën shikuesit mbeten jashtë finales.

Performanca e Ronela Hajatit u duartrokit dhe mori një përgjigje të ngrohtë nga shikuesit.

Por, me sa duket nuk ishte e mjaftueshme për t’i bindur votuesit meqë nuk fitoi një vend në dhjetëshe për finalen.

Citi Zeni i Letonisë argëtoi masën me këngën e tij “Eat Your Salad”, ai gjithashtu nuk arriti të kalonte në finale.

Sllovenia, Bullgaria, Kroacia dhe Danimarka ishin vendet e tjera që nuk u kualifikuan në finale.

Duke reaguar ndaj rezultateve, një përdorues i Twitter shkroi: “Shqipëria dhe Letonia u vodhën”.

Një tjetër shtoi: “Disa tronditje të mëdha. Letonia, Shqipëria dhe Austria humbën të gjitha”.

“Të thyhet zemra që Letonia, Danimarka dhe Shqipëria nuk shkuan në finale...paraqitje kaq të shkëlqyera”, vazhdoi një tjetër.

Gjysmëfinalja e dytë e Eurovisionit zhvillohet të enjten, përpara finales së madhe (14 maj). /Telegrafi/