Please enter at least 3 characters.

Presidentja e Komisionit Evropian sot në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin

2021/09/Ursula-von-der-Leyen-Presidente-e-Komisionit-Evropian-foto-Ridvan-Slivova-2-e1666799422227.jpg

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Vizita e saj realizohet në kuadër të turneut që presidentja e KE-së ka nisur në Ballkanin Perëndimor.

Ajo do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, si dhe do të vizitojë një projekt të financuar nga BE-ja për efiçiencën e energjisë, së bashku me Kurtin dhe ministrat e Ekonomisë dhe Arsimit, Artane Rizvanoli e Arbërie Nagavci.

Von der Leyen dhe presidentja Osmani do të mbajnë konferencë për shtyp. pas përfundimit të takimi.

Agjenda:

Ora 9:00 - Arritja në Zyrën e Presidentit të Kosovës

Ora 9:20 - Fillimi i takimit mes presidentes von der Leyen dhe presidentes Osmani me delegacionet e tyre

Ora 10:05 - Konferencë për shtyp e presidentes Osmani dhe presidentes von der Layen

Ora 10:30 - Arritja në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës

Ora 10:55 - Fillimi i takimit të presidentes von der Leyen me kryeministrin Kurti dhe delegacionet e tyre. /Telegrafi/