Please enter at least 3 characters.

Presidenti i Llapit me akuza të rënda drejt FFK-së pas barazimit me Dukagjinin

2024/04/436153709_841405301337288_1485429546853812462_n.jpg

Në klubin Llapi nuk kanë pritur mirë barazimin ndaj Dukagjinit, në ndeshjen që u mbyll 1-1.

Llapi ishte në epërsi me golin e Leotrim Bekteshit, por në pjesën e dytë klinasit arritën të barazonin me Ardin Dallkun.

Është kryetari i Llapit, Beqir Batatina që ka akuzuar rëndë FFK-në pas ndeshjes.

“Turp ju qoftë... Është mirë me na tregu cilën skuadër doni ta bëni kampion. A ka drejtësi oj FFK?”, shkruan Batatina në Facebook.

Llapi pas këtij barazimi, ka rrëshqitur në vendin e tretë në renditje. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore