Please enter at least 3 characters.

​Presidenti i Feronikelit tregon shumën e shpërblimit për lojtarët

2019/05/60363852_344980156044397_2053240254365696000_n.jpg

Feronikeli është shpallur kampion në Superligën e Kosovës për edicionin 2018/2019.

Skuadra e Zekirija Ramadanit arriti që ta mposhtë Prishtinën dhe ta fitojë titullin e tretë në histori. Në ndeshjen që u zhvillua në Drenas, Feronikeli fitoi me golin e vetëm të shënuar nga Yll Hoxha.

Pas ndeshjet numri një i Niklit, Naser Rama u shpreh tejet i kënaqur me skuadrën e tij dhe në fund tregoi edhe shumën që ka rezervuar për lojtarët e tij, me rastin e fitimit të titullit kampion, shkruan KosovaPress.

"Sigurisht që jemi të kënaqur. Sukseset nuk kanë munguar te klubi, por mendoj që ekipa e ka merituar këtë. Kemi pasur një ekip super të mirë për këtë sezon, megjithëse prapë planifikojmë që do të ketë përmirësime për kualifikime, por ekipin bazë e kemi veçse të kompletuar, kështu që e kemi me meritë këtë fitore”, ka thënë Rama pas ndeshjes.

“Ato janë do shifra, janë diku rreth 1 milion e gjysmë buxhet për klubin e futbollit. Premia për këtë ndeshje e kapin shifrën diku rreth 200.000 euro", ka shtuar më tej ai.