Please enter at least 3 characters.

Presidenti i Feronikelit, Ramaj: Klubi kishte buxhet 1.5 milion euro, lojtarët 200 mijë euro premia

2019/05/60876127_10157342605074875_1938126111401574400_n.jpg
26:"Albert Sinani Photographer

Presidenti i klubit të Feronikelit, Naser Ramaj, ka folur pas shpalljes kampion për herë të tretë në histori të klubit.

Ky është trofeu i parë për Ramajn, që po ashtu e ka ka zbuluar buxhetin që e ka dërguar klubin drejt titullit kampion.

‘Nikli’ në ndeshjen finale të sezonit e mundi Prishtinën, për ta fituar titullin e tretë në histori të klubit.

E për këtë sukses, presidenti i klubit, Naser Ramaj tha se është i kënaqur dhe zbuloi shifrat e buxhetit si dhe premia që morën lojtarët.

“Sigurisht se jemi të kënaqur, sukseset nuk kanë munguar përgjithësisht te i gjithë klubi, mendoj se ekipi e ka merituar, kemi pasur ekip shumë më të mirë këtë sezon”.

“Planifikojmë që do të ketë përmirësime për kualifikime, por ekipin bazë veç e kemi të kompletuar”.

“Janë diku 1 milion e gjysmë (euro) buxhet për klubin. Premia për këtë ndeshje e kapi shifrën diku rreth 200 mijë euro”, ka thënë Ramaj pas ndeshjes me Prishtinën. /Telegrafi/