‘Preppy’ veshja, trend për pranverën 2011
11/02/2011
Stili “Old-school” i kardiguar është ajo pjesë e posaçme, e gjithanshme, e cila mund të bartet në raste të ndryshme nga “casual” deri te mbrëmjet solemne. Pra, mund të argëtoheni me përzierjen e stileve dhe me harmonizimin e tyre.
Mund ta bartni me këmishë të bardhë, me pantallona “traper” të shkurtra dhe me këpucë ose të zgjidhni variantin më femëror në kombinim me fundin dhe sandalet platformë. /Telegrafi/


