Please enter at least 3 characters.

Premierë: Kida publikon projektin "Kce" (Video)

2017/12/skema-2-1.png

Këngëtarja Kida ka publikuar projektin e ri.

Ylli i ri i muzikës Pop dhe RnB vjen kështu me projektin e paralajmëruar tash e sa kohë.

Kënga është punuar nga Filmnation, kurse për dukjen e Kidës është përkujdesur Ermira Nebihu dhe Vesa Gashi.

Në autorët e videoklipit përfshihet si regjisor Met Elshani, menaxheri i këngëtares, i cili nuk dihet nëse ka hyrë edhe në video industri.

Kida kështu sjellë këngën e re të saj për këtë dimër, ku ajo vazhdon të jetë shumë e kërkuar.

Bukuroshja vazhdon të jetë pa të dashur, e jetën private e mbanë të mbyllur.

Kida konsiderohet prej talenteve më të mira të skenës muzikore. /Telgrafi/