Premierë: DJ Blunt dhe Real 1 vijnë të animuar në klipin e ri "My Lova" (Video)
05/05/2017
DJ Blunt dhe Real 1 kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri, këngën dhe klipin "My Love".
Këngën e ka punuar Big Boss Beatz, tekstin është shkruar nga vet reperët ndërsa e gjithë kënga është incizuar në studion e Florent Boshnjakut.
"My Lova" është publikuar në YouTube me një klip mjaft interesant, i cili shfaq dy protagonistët në versionin e animuar.
Kënga është ritmike dhe flet për dashurinë, ndërsa duket se do të jetë një hit pranveror. /Telegrafi/


