Please enter at least 3 characters.

Prebreza prezanton platformën e re "Si ta pastrojmë Fushë Kosovën"

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës,Valon Prebreza së bashku me shefin e KRM "Pastrimi" Jetmir Berisha, kanë prezantuar planin e punës për javën e ardhshme në territorin e Fushë Kosovës.

Sipas planit, të hënën do të pastrohen Nakarada, Lagjja 028 dhe zona e Stacionit të Trenit ndërsa, të martën në Bresje dhe te Stadiumi i Qytetit.

Të mërkurën në Graboc të Poshtëm, Bardh i Madh (mbi hekurudhë), Kuzmin, Lismir dhe Lagjjen 29. Të enjten do të pastrohen Bardh i Madh (nën hekurudhë), Pomazotini, Bardhi i Vogël, Sllatina e Vogël, Sllatina e Madhe, Harilaqi dhe Henci.

Ndërsa të premten në Miradi të Poshtme, Vragoli dhe zonat përreth.

Ndërsa, gjatë vikendit dhe ditëve të javës, pastrimi do të realizohet dy herë në ditë në qytetin e Fushë Kosovës.

Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, Valon Prebreza ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të prezantohet edhe platforma e re "Si ta pastrojmë Fushë Kosovën". /Telegrafi/