Please enter at least 3 characters.

Pranon Hamilton: Leclerc e meritoi fitoren

2019/04/CharlesHamilton.jpg
326:"BAHRAIN, BAHRAIN - MARCH 31: Race winner Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP and third placed Charles Leclerc of Monaco talk with Martin Brundle in parc ferme and Ferrari during the F1 Grand Prix of Bahrain at Bahrain International Circuit on March 31, 2019 in Bahrain, Bahrain. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas suksesit në garën për Çmimin e Madh të Australisë, Mercedesi triumfoi edhe në Bahrejn, por këtë radhë suksesi ishte më shumë me fat, sesa për meritën e tyre.

Charles Leclerc u tradhtua nga motori i Ferrarit të tij, ndërsa Sebastian Vettel gaboi gjatë një dueli me britanikun për vendin e dytë në garë. Vet kampioni i botës, Lewis Hamilton, pranoi se piloti 21-vjeçar i Ferrarit e meritonte më shumë fitoren e garës, sesa ai.

Lewis Hamilton, Valtteri Bottas dhe Charles Leclerc (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

“Leclerc meritoi ta fitonte garën, ishte fantastik. Gara ishte e vështirë, por ne nuk gabuam dhe shfrytëzuam rastet që na u dhanë", ka deklaruar Hamilton.

"Dueli me Vettelin ishte shumë i bukur dhe argëtues. Frynte shumë erë në kthesën e katërt dhe ndonjëherë e merrja atë gjerë. Ishim me fat dhe shfrytëzuam situatat”, ka shtuar piloti britanik.

Edhe më i drejtpërdrejtë ishte Toto Wolff, i cili pranoi se skuadra e tij pati fat - transmeton Top Channel.

“Kishim shumë fat. Zoti i garave pa nga ne sot. Strategjia funksionoi mirë, Hamilton ushtroi presion mbi Vettelin, por e vërteta është se Leclerc ishte më i shpejti. Por, garat janë të tilla. U treguam kursimtarë me gomat dhe, përpara se të shfaqej problemi, ne ishim shumë larg Leclerc”, është shprehur Wolff.