Please enter at least 3 characters.

Porosia e eurodeputetëve: Nëse nuk e pranon marrëveshjen me Kosovën, Serbia do të jetë Irani i Evropës

2023/01/1674832484-Tan2023-01-2716030535_3-750x486-1.jpg
423:"Beograd, 27. januara 2023.- Predsednik Republike Srbije Aleksandar Vuèiæ sastao se sa izvestiocem Evropskog parlamenta za Srbiju Vladimirom Bilèikom i èlanom Delegacije parlamentarnog Odbora za stabilizaciju i pridruživanje EU - Srbije Matjažom Nemecom. Sastanku su prisustvovali i šef Delegacije EU u Srbiji Emanuele Žiofre i ministarka za evropske integracije Tanja Mišèeviæ. FOTO TANJUG/ SAVA RADOVANOVIÆ/ nr
6:"TANJUG

Delegacioni i Parlamentit Evropian për dialog ndërpartiak, që po qëndrojnë në Serbi, u kanë thënë kolegëve të tyre në Parlamentin serb se çfarë mund të ndodhë nëse Serbia nuk është konstruktive në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse me Kosovën.

“Nëse marrëveshja nuk pranohet, Serbia nuk do të jetë ishull, por Irani në Evropë”, transmeton media serbe “N1”, duke cituar fjalët e një deputeti të Parlamentit Evropian.

Sipas medias serbe, eurodeputetët thonë se presidentit të Serbisë në takimin me pesëshen ndërkombëtare më 20 janar i është thënë se hyrja e Serbisë në BE mund të arrihet në vitin 2030 dhe se kjo paketë duhet të zbatohet për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Delegacioni i Parlamentit Evropian për dialog ndërpartiak, i udhëhequr nga Vladimir Bilcik dhe Matjaz Nemec, po qëndron për vizitë në Serbi.

Gjatë paradites kanë biseduar me deputetë në Kuvendin e Serbisë.

Presidenti i Serbisë ka bërë të ditur se është takuar me Vladimir Bilçik dhe Matjazh Nemac. “Një shkëmbim i sinqertë i mendimeve për përparimin e mëtejshëm të Serbisë në procesin e integrimit evropian”, ka shkruar Vuçiqi në Instagram. /Telegrafi/