Popullarizohet në rrjete sociale, pasi veshi një kostum të pazakontë (Foto)
05/06/2016
Në një shkollë fillore në Karolinën e Veriut në Shtetet e Bashkuara, të gjitha vajzat janë veshur me fustane si të princeshave, që të bëhen pjesë e një ore vallëzimi.
Por, jo edhe gjashtëvjeçarja Ainsley, përcjell Telegrafi.
Ajo ka dashur të vesh kostumin që duket sikur hot-dog.
Fotografitë e nxënëseve të klasës së parë, janë shpërndarë nëpër rrjete sociale, shkaku i shoqes së tyre, që ka zgjedhur të imitojë ushqimin e shpejtë.
“Në një botë me princesha, bëhu një hot-dog” dhe “Ky është shembulli, se duhet t’i lini fëmijët të zgjedhin vet”, janë dy komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/


