Please enter at least 3 characters.

Poposki: Bashkëpunimi me Turqinë do të zhvillohet në kuadër të interesave të Maqedonisë

2016/01/poposki-zgjedhjet-n-euml-greqi-t-euml-par-euml-nd-euml-sishme-p-euml-r-maqedonin-euml_hd.jpg

Ministri i jashtëm Nikolla Poposki ka deklaruar se Maqedonia i mbështet institucionet turke të zgjedhura në mënyrë demokratike dhe në këtë drejtim do të bashkëpunojë me qeverinë në Ankara në drejtim të ndihmës për arritjen e qëllimeve të tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.

I pyetur për vendimin e qeverisë për kërkesën e Turqisë për mbylljen e shkollave dhe universiteteve në Maqedoni që kanë lidhje me Fethullah Gülen, Poposki shtoi se ky bashkëpunim do të ndodhë në kuadër të legjislacionit dhe të interesave të Maqedonisë./Telegrafi/