Policia spanjolle ka mësuar shumën e parave që Barcelona pagoi në ‘rastin Negreira’
Policia spanjolle ka rritur shumë e parave që ish-zëvendëspresidenti i Komitetit të Gjyqtarëve (CTA), Jose Maria Enriquez Negreira ka marrë nga Barcelona mes viteve 2001 dhe 2018 në 8.4 milionë euro pas një hetimi të mëtejshëm. Negreira dhe Barcelona së bashku me presidentët Sandro Rosell, Josep Maria Bartomeu dhe Joan Laporta, janë nën hetime pasi dyshohen për vjedhje, korrupsion sportiv dhe falsifikim të dokumenteve.Figurat e mëparshme kapnin vlerën e 7.5 milionë eurove, por mediumi spanjoll La Razon ka zbuluar se pagesat e mëtejshme kanë zbuluar se kompanitë që janë të lidhura me Negreiran, kapin vlerën e 8,389,599,73 milionë eurove për 17 vite.Ky raport i plotësuar nga gjyqtari hetues Joaquin Aguirre thotë se ka një tregues të qartë të një përpjekje për të marrë para të pajustifikuara.


