Please enter at least 3 characters.

Policia ndalojnë veturën në autostradë, por çfarë të shihnin – shofer ishte një pesëvjeçar

2020/05/pjimage-12.jpg

Disa të vegjël derdhin qumësht në kuzhinë ose u shkaktojnë prindërve të tyre dhimbje koke duke bërë sherre të tjera.

Por kështu nuk bën një pesë-vjeçar i quajtur Adrian, i cili mori makinën e familjes, dhe u kap vetëm kur policia në shtetin e Utah e ndaloi atë në autostradë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë një patrullë që zbuloi SUV-in duke lëvizur me shpejtësi 50 km/orë, dhe lëshoi një ndalesë trafiku.

Dhe befasia ishte se pas timonit ishte një fëmijë, i cili tha se ishte nisur për të blerë një Lamborghini.

"Ai vendosi që ai të merrte makinën dhe të shkonte në Kaliforni për të blerë një veturë, dëshirë që i ishte refuzuar nga nëna e tij", ka thënë policia e Patrullës.

"Por ai kishte vetëm 3 dollarë në portofolin e tij". /Telegrafi/