Please enter at least 3 characters.

Policia me aksion në Prishtinë e Ferizaj, lidhur me disa veprimtari të mashtrimit

2020/11/LAJMI-I-FUNDIT-1.png

Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion në Prishtinë si dhe në Ferizaj, që ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Sot me 31 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit.

Operacioni policor është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt,  andaj pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë”, tha Kelani. /Telegrafi/