Please enter at least 3 characters.

Policia jep detaje të reja rreth plagosjes së një personi dje në Haraçinë

2016/03/Policia-e-Mk.jpg

Më 18.08.2019 rreth orës 17:43 në SPB Shkup është paraqitur se në spiatlin e përgjithshëm të qytetit "Shën Naum i Ohrit" me lëndime të mara nga një pistoletë ka arritur Z.A. (30) nga fshati Mojanci, Komuna e Haraçinës, njoftojnë nga MPB.

"I dyshuari është B.R. (28) nga fshati Brest, ku sipas informacioneve të para, ka gjuajtur në Z.A. pasi që më herët rreth orës 16:00 A.A., vëllau i Z.A. me shkop e ka gjuajtur dhe i ka shkaktuar lëndime babait të B.R. në fshatin Haraçinë pas mosmarrëveshjeve rreth kullotave të bagëtive", thonë nga MPB.

Janë marrë masat për zbardhjen e rastit./Telegrafi/