Please enter at least 3 characters.

Policia gjen armë dhe municione në një bodrum në Mitrovicën e Veriut

Policia e Kosovës ka gjetur armë dhe municione në Mitrovicën e Veriut pasditen e së mërkurës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai ka bërë të ditur se aksioni ka pasuar pas pranimit të një informacioni nga një qytetar, i cili kishte shprehur dyshime për praninë e armëve në një lokacion të caktuar.

Pas marrjes së informatave, njësitet policore kanë kryer kontrolle në një ndërtesë kolektive në rrugën “Ivo Lola Ribar”, ku në bodrum janë gjetur dhe konfiskuar:

8 karikatorë me fishekë;

1 tromblon;

Pajisje shtesë për montim në armë, të destinuara për gjuajtje me tromblon.

Policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Në kuadër të veprimeve hetimore, është intervistuar një person i dyshuar në lidhje me rastin./Telegrafi/