Please enter at least 3 characters.

Policia e Malit të Zi publikon foton e të dyshuarit kryesor për vrasjen e trefishtë në Podgoricë

Policia malazeze ka publikuar fotografitë e të dyshuarit për vrasjen e trefishtë dhe u bën thirrje qytetarëve që t’i lajmërojnë nëse kanë ndonjë informacion.

Drejtoria e Policisë ka publikuar fotografitë e Vehad Muriqit (25), i dyshuar për vrasjen e trefishtë në lagjen “Stari Aerodrom” në Podgoricë.

Në njoftim thuhet se policia, në koordinim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, po ndërmerr masa urgjente për lokalizimin dhe arrestimin e tij, raporton vijesti.me.

Autoritetet bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion për këtë person, ta raportojnë në stacionin më të afërt policor ose në numrin 122, dhe të tregojnë kujdes në rast se ndodhen në afërsi të tij.

Sipas të dhënave paraprake, krimi mendohet të jetë kryer gjatë natës dhe me ndihmën e një mjeti të ftohtë.

Pas ngjarjes, i dyshuari besohet se është larguar drejt vendlindjes, ku dyshohet se ka ushtruar edhe dhunë ndaj nënës së tij.

Rasti u zbulua pasi familja e raportoi incidentin në polici, ndërsa autoritetet tashmë janë në kërkim intensiv të të dyshuarit. /Telegrafi/