Please enter at least 3 characters.

Policia e Kosovës suspendon nënkolonelin Granit Fetahu, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

2018/06/Policia-e-Kosoves-Foto-KALLXOcom-64-e1523913649264.png

Policia e Kosovës, të enjten e ka suspenduar nënkolonelin, Granit Fetahu.

Ndaj tij, Inspektorati Policor i Kosovës është duke zhvilluar hetime për shkak të dyshimit të keqpërdorimit të detyrës.

Tash për tash nuk dihen më shumë detaje.Lajmin për suspendimin e Fetahut, për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës, më 27 shtator 2018 ka pranuar rekomandimin për suspendim të zyrtarit policor dhe i njëjti është suspenduar përkohësisht, sipas rekomandimit të IPK-së”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.