Please enter at least 3 characters.

Policët ndalojnë në skaj të rrugës dhe flenë gjatë orarit të punës (Foto)

2016/08/Policët-ndalojnë-në-skaj-të-rrugës-dhe-flenë-gjatë-orarit-të-punës-foto.jpg

Në një pjesë periferike në Essex të Anglisë, janë parë dy policë duke fjetur derisa qëndronin në veturën e tyre të parkuar.

Nuk bëhet i ditur identiteti i zyrtarëve, të cilët po flinin gjatë orarit të tyre të punës, transmeton Telegrafi.

Në fotografinë e pakonfirmuar, shihet njëri polic duke dremitur para timonit, derisa tjetri e kishte shtrirë ulësen për ta pasur më komod.

Për pamjet e publikuara në rrjete sociale, pritet të japin deklaratë zyrtarët e sigurisë në Wiltshire, lidhur me policët që flinin në kohën kur duhej të patrullonin. /Telegrafi/