Please enter at least 3 characters.

Pogba vazhdon të ketë dyshime me Unitedin, por është i kënaqur që po luan

2019/08/PaulPogbamanut-1-e1565612132234.jpg
279:"MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 11: Paul Pogba of Manchester United acknowledges the fans after his teams win in the Premier League match between Manchester United and Chelsea FC at Old Trafford on August 11, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Paul Pogba thotë se akoma ka dyshime lidhur me Manchester Unitedin, mirëpo është duke u argëtuar me bashkëlojtarët e tij aktualë.

Gjatë gjithë verës është spekuluar se mesfushori francez do të largohet nga Old Traffordi, me Real Madridin dhe Juventusin që kërkojnë shërbimet e tij.

Ndërkohë, 26-vjeçari i ndihmoi Unitedit ta demolonte Chelsean (5-0) në ndeshjen e parë të sezonit 2019/2020 në Ligën Premier.

Paul Pogba në ndeshjen kundër Chelseat (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

"Përherë jam i kënaqur kur luaj futboll. Po e bëj atë që dua, është puna ime", ka thënë mesfushori në një prononcim për RMC Sport.

"Është thënë shumëçka dhe vetëm koha do të tregojë. Ka akoma dyshime, por siç thash, jam në Mançester".

"Po argëtohem me bashkëlojtarët e mi, gjithmonë dua t'i fitoj ndeshjet dhe të jap maksimumin", ka thënë ai më tej. /Telegrafi/