KRU "Hidrodrini" apelon te konsumatorët në Junik që ta përdorin ujin në mënyrë racionale


KRU “Hidrodrini” ka njoftuar konsumatorët në Junik që ta përdorin ujin në mënyrë racionale.
Njësia Operative në Junik njofton, se furnizimi me ujë të pijshëm aktualisht është në nivel të kënaqshëm dhe punimet po zhvillohen pa ndërprerje.
Apelohet tek të gjithë konsumatorët, që ujin e pijes ta shfrytëzojnë në mënyrë sa më racionale, për shkak të rritjes së konsiderueshme të konsumit dhe shpenzimeve enorme për sigurimin e furnizimit të rregullt.
“Gjatë kësaj jave, Njësia Operative Junik ka intervenuar në mirëmbajtjen e sistemit të ujësjellësit, duke realizuar aktivitete të rregullta si riparimi i defekteve në rrjet, pastrimi dhe mirëmbajtja e burimeve të ujit, si dhe pastrimi i rezervuarëve, me qëllim të garantimit të cilësisë së ujit dhe furnizimit të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët".
"Uji është jetë, ta ruajmë, ta paguajmë dhe ta përdorim racionalisht”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/








































