Please enter at least 3 characters.

Pogba duket vështirë i arritshëm, Juventusi ka një 'plan B' për mesfushën

2020/03/GettyImages-1052833068-e1585294559498.jpg
305:"MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 23: Paul Pogba of Manchester United holds off Paulo Dybala of Juventus during the Group H match of the UEFA Champions League between Manchester United and Juventus at Old Trafford on October 23, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi synon rikthimin e Paul Pogbas në verë, por nuk do ta ketë fare të lehtë këtë ‘operacion’.

Mesfushori francez është në dilema, nëse do të rikthehet në Torino, të qëndrojë në Manchester United apo t’i bashkohet Real Madridit.

Mediat angleze kanë raportuar se Real Madrid mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me francezin për një shumë prej 120 milionë eurove.

Rikthimi i Pogbas në Torino duket shumë i vështirë, kësisoj që Juventus ka një plan b për mesfushën.

Donny van de Beek. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

Zonja e Vjetër ka piketuar mesfushorin holandez Donny Van de Beek si opsionin b nëse nuk arrihet francezi.

22-vjeçari po kalon edhe këtë edicion nëpër një formë fantastike me Ajaxin dhe është dukshëm më i lirë se Pogba.

Për të arritur deri te reprezentuesi holandez, Juventus duhet të shpenzojë 70 milionë euro.

Gjithsesi përveç Van De Beekut, kampioni në fuqi i Italisë për repartin e mesfushës pritet ta transferojë edhe talentin e Brescias, Sandro Tonalin. /Telegrafi/