Po hapet një kyçje e re nga “Agim Ramadani” drejt “Bajram Kelmendit” në Prishtinë
08/06/2026
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për hapjen e një lidhjeje të re rrugore nga rruga “Agim Ramadani” drejt rrugës “Bajram Kelmendi”, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit në kryeqytet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se kjo ndërhyrje synon të ofrojë një qasje më efikase për qytetarët.
“Po hapim një lidhje të re nga rruga ‘Agim Ramadani’ drejt rrugës ‘Bajram Kelmendi’”, ka shkruar Rama.
Sipas tij, lidhja e re do ta bëjë lëvizjen në këtë pjesë të qytetit më të shkurtër, më të thjeshtë dhe më të shpejtë.
“Më shkurt, më thjeshtë, më shpejt”, ka theksuar ai.
Komuna e Prishtinës nuk ka dhënë ende detaje shtesë lidhur me afatet e realizimit apo karakteristikat teknike të projektit. /Telegrafi/


