Plagosje me armë në Tiranë
01/03/2011
Ngjarja ndodhi në rrugën “Ylber Bylykbashi” në kryeqytet, ku disa persona pasi qëlluan me armë janë larguar me shpejtësi me një automjet tip Benz.
I lënduari ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia po heton rastin për të arrestuar autorët. /Telegrafi/


