Please enter at least 3 characters.

Plagosja e policit në Fushë Kosovë, vetëdorëzohet i dyshuari

2024/08/Policia-Arrestim.v1-1.jpg

Një zyrtar policor u plagos të dielën në Fushë Kosovë, si pasojë e të shtënave në mes të dy grupeve.

Zyrtari policor në momentin e plagosjes kishte qenë kalimtar rasti.

Lidhur me këtë rast policia ka njoftuar se është vetëdorëzuar i dyshuari mashkull kosovar.

“Lidhur me rastin, i dyshuari mashkull kosovar është vet-dorëzuar dhe ka dorëzuar armën që dyshohet që është përdorur në rast”, ka njoftuar policia.

Pistoleta është sekuestruar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/