Please enter at least 3 characters.

Plagosja e një personi në Gjakovë, i dyshuari ish-dhëndëri i tij

2023/11/Policia-Zjarrfiksit-autoambulanta-emergjenca-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një person ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri nga ish-dhëndëri i tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 18:20, në Gjakovë.

Tutje bëhet e ditur në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 7.62 mm.

“Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull  kosovar (ish-dhëndëri i tij). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 7.62 mm”, thuhet në raport.

Ndërkaq thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar. /Telegrafi/